May takohet me Junckerin për finalizimin e negociatave të Brexit'it

Evropë

May takohet me Junckerin për finalizimin e negociatave të Brexit'it

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 20:33
May takohet me Junckerin për finalizimin e negociatave të Brexit'it

Kryeministrja britanike, Theresa Maj u prit sot në Bruksel në Komisionin Europian për të diskutuar rreth pikave të fundit të ngërçit për marrëveshjen e divorcit me BE, katër ditë përpara një samiti të jashtëzakonshëm për Brexit.

Shënjestër e një konfrontimi të vazhdueshëm brenda mazhorancës për menaxhimin e dosjes, May u prit gjatë pasdite nga presidenti i ekzekutivit europian, Jean-Claude Juncker. Ata shkëmbyen një shtrëngim të shkurtër duarsh para shtypit, pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Përpara se të nisej drejt Brukselit, liderja konservatore u përball edhe një herë tjetër me pyetjet e parlamentarëve britanikë, të cilët duhet të ratifikojnë çdo marrëveshje me BE-në. E vetmja alternativë do të jetë ose më shumë pasiguri dhe ndarje, ose pa Brexit fare’’, pohoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat