Tbilisi: Konfirmohet dënimi ndaj ish-presidentit Mikheil Saakashvili

Evropë

Tbilisi: Konfirmohet dënimi ndaj ish-presidentit Mikheil Saakashvili

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 16:27
Ish-Presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili

Gjykata e Apelit mbështeti një vendim që dënoi ish-presidentin e Gjeorgjisë, Mikhail Sakashvili për shpërdorim të pushtetit gjatë një incidenti të vitit 2005. Gjykata e qytetit të Tbilisit e kishte dënuar në mungesë Sakashvilin, me gjashtë vite burg për urdhërimin e pjesëtarëve të forcave special për të rrahur ligjvënësin, Valery Gelashvili në Tbilisi.

Gjykata e Apelit mbështeti vendimin por refuzoi kërkesën e prokurorëve për ta ashpërsuar dënimin.

Ish-presidenti, i cili tash jeton në Holandë, ka hedhur poshtë të gjitha akuzat, duke i quajtur ato të motivuara politikisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat