Franca vendos sanksione ndaj 18 shtetasve sauditë - Bota Sot
Franca vendos sanksione ndaj 18 shtetasve sauditë

Evropë

Franca vendos sanksione ndaj 18 shtetasve sauditë

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 18:38
Foto ilustrim

Franca njoftoi sot se imponoi sanksione, duke përfshirë ndalimin e udhëtimit për 18 shtetas sauditë të lidhur me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi dhe paralajmëroi se masat shtesë mund të vendoseshin varësisht nga rezultatet e hetimit.

"Vrasja e Khashoggi është një vepër penale e peshës ekstreme, që gjithashtu shkel lirinë e shtypit dhe të drejtat themelore", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme franceze.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat