Franca dhe Gjermania bashkëpunojnë për ndërtimin e avionëve luftarak

Evropë

Franca dhe Gjermania bashkëpunojnë për ndërtimin e avionëve luftarak

Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 19:12
Foto ilustrim

Gjermania dhe Franca kanë pranuar që të prodhojnë së bashku një avion të ri luftarak evropian, deklaroi sot Ministria gjermane e Mbrojtjes.

“Prodhuesit e avionëve ‘Airbus’ dhe ‘Dassault’, do të punojnë mbi një koncept të përbashkët për një sistem mbrojtjeje ajror në një studim paraprak”, njoftoi ministria në një deklaratë të publikuar pas takimit të së hënën mes ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula Von Der Leyen dhe homologes së saj franceze, Florence Parly, shkruan ATHS.

Në të kaluarën dy vendet kishin krijuar modele avionësh konkurrentë, ku Franca përdorte avionët “Rafale” të prodhuar nga “Dassault” ndërsa Gjermania modelet “Eurofighter” të Airbus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat