KE mund të gjobisë Italinë deri në 9 miliardë euro

Evropë

KE mund të gjobisë Italinë deri në 9 miliardë euro

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:29
Giuseppe Conte

Italia mund të gjobitet deri në 9 miliardë euro nga Komsioni Europian. Por qeveria Conte nuk heq dorë nga draft buxheti 2019, pranon të kryejë disa modifikime duke i kërkuar Brukselit kohë për të provuar efektet pozitive të masave ekonomike.

Ndërsa bëhet gjithnjë e më i ashpër debati mes zëvendës kryeministrit Salvini e komsionerit Moscovic, i cili i ka etiketuar "si shitës tapetesh:"

Kryeministri italian Giuseppe Conte në një audiencë urgjente në Parlamentin Italian ka raportuar mbi rrugëzgjedhjen e qeverisë së tij pas vendimit të Komisionit Europian për të rrëzuar draft buxhetin e Italisë për vitin 2019.

Qeveria italiane nuk pranon të heqë dorë nga draft buxheti 2019 e masat fiskale të parashikuara në të, e kreu i qeverisë kërkon nga Brukseli kohën e duhur që i nevojitet reformës për të dhënë efektet e saj në zhvillimin ekonomik e reduktimin e borxhit publik.

Është hera e parë që Komsioni Europian merr masa kundër një vendi anëtar që nuk ka respektuar normativën e buxhetit përcaktuar nga pakti i stabilitetit mes vendeve anëtare.

Sipas ekspertëve të ekonomisë Italia rrezikon nga Brukseli një gjobë nga 2 deri në 5 të dhjetat e PPB e baraz me 9 miliardë euro e nëse ajo vendos të mos paguajë Europa mund të pezullojë fondet europiane për projektet që sundojnë arritjet e objektivave të përcaktuara nga Banka Euopiane për investimet. Gjithashtu Italia rrezikon pezullimin e mbi 11 miliardë euro që çdo vit mbërrijnë në arkën e shtetit nga Brukseli.

Por tonet e debatit mes Italisë e Brukselit mbeten të larta në pritje përgjigjet mes Komisionerit Europian Pierre Moscovic e zëvendeskryeministrit Matteo Salvini.

Pas mbërritjes së letrës së Brukselit, e cila rrëzoi draft buxhetin e Italisë, Matteo Salvini e kishte krahasur me letrën e Plakut të Vitit të ri.

Por nuk vononi përgjigja e komisionerit të ekonomisë Mosocovic "Nuk kam kostum të kuq e as mjekër të bardhe e nuk jam plaku i vitit të ri", është shprehur ai.

"Jam komisioneri për çështjet ekonomike e mendoh se Italia duhet t'i trajtoj problemet e saj me dinjitet, seriozitet e respekt reciprok, Mund të arrijmë në një marrëveshje mbi rregullat por nuk duhet të jetë një marrëeshje si tregtarë tapetesh", tha ai.

E menjëhershme e me tone të ashpra ka qënë përgjigja e zëvendës kryeministrit e ministrit të Brendshëm Matteo Salvni.

"Populli italian nuk është tregtar tapetesh e as lypsqarë, është shprehur ai. Moscovic vazhdon të fyej Italinë, por paga e tij paguhet dhe nga italianët. Mjaft me kaq, durimi mori fund."

Ndërkohë të shtunën e ardhshme Kryeminstri Conte do të jetë në Bruksel ku do të zhvillohet një takim kokë më kokë me kreun e Komisionit Europian Jean Claude Juncker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat