Irlanda miraton marrëveshjen paraprake për Brexit

Evropë

Irlanda miraton marrëveshjen paraprake për Brexit

Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 20:15
Simon Coveney

Marrëveshja paraprake mes Londrës dhe Brukselit për atë që duhet të ndodhë pas Brexit, është miratuar në parlamentin e Irlandës. Dokumenti u miratua pothuajse pa asnjë kundërshtim.

Ministri i jashtëm irlandez Simon Coveney deklaroi se marrëveshja nuk mund të mohohet. Sipas tij miratimi i këtij dokumenti është një çështje e mbyllur. Ai shtoi se nëse kjo çështje do të rihapet , mund të shkaktojë një zinxhir pasojash negative.

Por gjithsesi kjo marrëveshja vazhdon të kundërshtohet nga mbështetësit e një Brexit të ashpër, pra ata këmbëngulin për një marrëveshje më larg nga institucionet e Bashkimit Europian.

Sipas Coveney këta të fundit nuk i afrohen aspak realitetit, pasi synojnë që Mbretëria e Bashkuar të marrë çdo gjë që kërkon, dhe Bashkimi Europian thjesht të pranojë situatën.

Parlamenti britanik do të votojë për marrëveshjen në muajin dhjetor, dhe nëse miratohet, ministri i jashtëm irlandez shpreson ende që Britania e Madhe një ditë mund të rihyjë në Bashkimin Europian.

Një qëndrim ky i Coveney që mbështetet dhe nga promovuesit e fushatës për një referendum të ri që vë në diskutim Brexit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat