Tsipras paralajmëron Italinë: Tërhiquni tani! Më vonë do të jetë më keq

Evropë

Tsipras paralajmëron Italinë: Tërhiquni tani! Më vonë do të jetë më keq

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:56
Kryeministri grek Alexis Tsipras

Kryeministri grek Alexis Tsipras, i cili kohët e fundit ka filluar të marrë frymë më lirshëm për shkak të daljes zyrtare të vendit të tij nga kriza që e gjunjëzoi, ka një këshillë për Italinë, që së fundmi ka zgjedhur të konfrontohet me Brukselin në lidhje me buxhetin e saj.

“Është më mirë që të bëni sot, atë që sidoqoftë do t’iu detyrojnë ta bëni nesër. Nëse keni një ide tjetër, atëherë ju uroj fat”, tha Tsipras.

E me “opsion tjetër’, Tsipras duket se aludon daljen nga eurozona, që vet ai e refuzoi. Në fakt, nuk nevojitet eksperienca e një udhëheqësi grek për të kuptuar se në ç’drejtim po ecën Italia.

Të premten, agjencia e vlerësimit “Moody’s” e deklasifikoi borxhin italian, duke lënë të kuptohet se mund të rishikojë vlerësimin së shpejti. Pak ditë më parë, banka amerikane “Goldman Sachs” publikoi po ashtu shifra jo shumë të favorshme.

Tani, Komisioni Europian ka njoftuar se ka nisur edhe procedurat e ndëshkimit për Italinë, që nuk pranoi të rishikonte buxhetin që i prezantoi Brukselit, e që nuk ishte në përputhje me rregullat e tij.

Ndaj edhe Tsipras, që ka kaluar vet në kohë të vështira, paralajmëron italianët të ndryshojnë rrugë tani, për të evituar kthesën e detyruar pas dëmeve më të mëdha, duke paguar edhe një çmim më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat