Juncker: BE'ja nuk është në luftë me Italinë

Evropë

Juncker: BE'ja nuk është në luftë me Italinë

Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 21:58
Jean-Claude Juncker dhe Giuseppe Conte,

Nuk ka luftë midis Bashkimit Europian dhe Italisë, deklaroi sot presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në lidhje me mosmarrëveshjen për çështjen e buxhetit të Romës.

Të shtunën Juncker organizoi një darkë pune me kryeministrin italian, Giuseppe Conte, i cili pas takimit deklaroi se shpresonte të shmangeshin sanksionet e BE-së.

Në fillim të javës, Komisioni propoi masa ligjore kundër Italisë, deri në gjoba të rënda, pasi Roma planifikon të rrisë deficitin në 2019 duke mos respektuar rregullat e disiplinës buxhetore të eurozonës.

Juncker deklaroi se darka me Conte ishte e gjallë dhe interesante. Ramë dakort për të vijuar dialogun dhe për të reduktuar qëndrimet e kundërta.

Shtetet e tjera anëtare të BE-së duhet të miratojnë propozimin e Komisionit për të ndëshkuar Italinë, gjë që mund të ndodhë në muajt e ardhshëm.

Qeveria populiste italiane përcaktoi për vitin e ardhshëm një objektiv deficiti prej 2,4% të produktit të brendshëm bruto (PBB), ose tre herë më i lartë mbi atë që ishte përcaktuar nga qeveria e mëparshme, përcjell Atsh.

Partitë populiste në pushtet në Romë vunë theksin mbi faktin që është i nevojshëm anashkalimi i rregullave fiskale të BE-së për të luftuar stanjacionin ekonomik dhe për t’iu përmbajtur premtimeve të fushatës elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat