Ndotja e ajrit nga makinat dizell i kushton Evropës rreth 80 miliardë në vit

Evropë

Ndotja e ajrit nga makinat dizell i kushton Evropës rreth 80 miliardë në vit

Më: 27 nëntor 2018 Në ora: 16:09
Foto ilustrim

Një ndër çështjet më kryesore në Bashkimin Evropian që po diskutohet tash së fundmi është problemi me prodhuesit dizell të veturave, që po shkaktojnë ndotje të mëdha të ajrit.

Kjo po shkakton dëme të mëdha në aspektin shëndetësor të popullsisë brenda zonës së BE-së.

Sipas një studimi të pavarur nga një organizatë holandeze CE DELIFT, kjo po ndikon shumë në shëndet, shkruan euronews.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, paralajmëron se 4 milionë njerëz vdesin çdo vit nga ndotja e ajrit dhe derivatet kancerogjene. Nga ky numër i përgjithshëm 500 mijë janë nga Evropa.

Sipas OBSH lloji dizell i derivateve, lidhet edhe me sëmundjet si kanceri në mushkëri, astma, infeksionet e ndryshme të rrugëve të frymëmarrjes.

Sugjerohet që të hiqen nga përdorimi këtyre makinave.

Kostot shëndetësore të popullsisë të 28 vendeve të BE-së sipas Aleancës për Shëndetësi të Evropës, sillen nga 66 miliardë deri në  79.8 miliardë nga viti 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat