Për herë të parë në Slloveni një grua shefe e Shtabit të Përgjithshëm

Evropë

Për herë të parë në Slloveni një grua shefe e Shtabit të Përgjithshëm

Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 12:35
Alenka Ermenc

Qeveria sllovene emëroi për herë të parë në historinë e vendit një grua, në postin e shefes së Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë.

Gjenerali Alenka Ermenc, 55 vjeçe, do të marrë sot zyrtarisht postin e lartë si shefe e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së vendit të vogël, anëtar i Bashkimit Europian.

Ermenc është gjithashtu edhe e vetmja grua në këtë post në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat