Franca dhe Gjermania, përpjekje të përbashkët për të shpëtuar marrëveshjen me Iranin

Evropë

Franca dhe Gjermania, përpjekje të përbashkët për të shpëtuar marrëveshjen me Iranin

Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 06:35
Macron dhe Merkel

Franca dhe Gjermania do të marrin përgjegjësi të përbashkët për një mekanizëm tregtar BE-Iran për të minimizuar rrezikun e sanksioneve të SHBA-së, por tani besojnë se duket e vështirë që të mbulojë shitjet e naftës, duke rritur frikën për fatin e marrëveshjes ndërkombëtare bërthamore me Teheranin.

Diplomatët thanë se fushata franko-gjermane është një “taktikë sigurie” për të kapërcyer refuzimin e shteteve individuale të BE-së dhe për të anashkaluar rrezikun e synimit bërthamor të regjimit iranian, i ringjallur pas sanksioneve të SHBA kundër republikës islamike.

Por me kërcënimet e SHBA-së për ndëshkimin e atyre që shkelin sanksioneve, zyrtarët europianë thanë për thanë Reuters se qëllimet e mekanizmit të tregtisë së sapolindur, mund të zvogëloheshin për të përfshirë vetëm artikujt më pak të ndjeshëm, si produktet humanitare dhe ushqimore.

Kjo mund të mos mjaftojë nga ajo që dëshirojnë të moderuarit e Iranit, për të shmangur linjat e ashpra anti perëndimore dhe për të vijuar respektimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, të cilën SHBA-të e braktisën më herët gjatë këtij viti.

“SPV (Automjet për qëllime të veçanta për tregti) është i rëndësishëm, por ajo që është më e rëndësishme për iranianët është nafta dhe sigurimi i eksporteve të tyre në afat të gjatë”, tha një diplomat i lartë francez.

“Asnjë nga masat që ne po përpiqemi të marrim, nuk do të kryejë mrekulli, por ajo që ne po përpiqemi të bëjmë, janë një sërë masash për t’i bindur iranianët që të vazhdojnë me angazhimet e tyre bërthamore. Ky është objektivi ynë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat