Brexit, tërhiqet një tjetër ministër në Britaninë e Madhe - Bota Sot
Brexit, tërhiqet një tjetër ministër në Britaninë e Madhe

Evropë

Brexit, tërhiqet një tjetër ministër në Britaninë e Madhe

Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 17:51
Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Britaninë e Madhe, Sam Gyinah,

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Britaninë e Madhe, Sam Gyinah, ka dhënë dorëheqjen nga kabineti i kryeministres Theresa May, për shkak të kundërshtimit ndaj marrëveshjes së Brexit.

Ky është ministri i 10 që u largua në kohën e kundërshtimeve për Brexit. Gyinah ka krahasuar marrëveshjen me një ndeshje futbolli, ku kundërshtari është edhe refer edhe vendos rregullat.

Marrëveshja e miratuar javën e kaluar nga liderët evropianë, përfshinë marrëveshjen ligjërisht të obligueshme të largimit të Britanisë dhe marrëdhënieve në të ardhmen me Bashkimin Evropian. Gyinah tha se “Britania ka një listë të aspiratave me të cilën dëshiron të negociojë me BE-në, pas humbjes së zërit, vetos dhe votës”.

Parlamenti britanik pritet të votojë për marrëveshjen me 11 dhjetor. Kryeministrja britanike, Theresa May, i refuzoi alternativat për marrëveshjen e saj për Brexit, apo daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, duke iu bërë thirrje ligjvënësve që të mendojnë për pasojat nëse votojnë kundër.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...