Forbes: Merkel, gruaja më e fuqishme në botë

Evropë

Forbes: Merkel, gruaja më e fuqishme në botë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 23:48
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Sipas revistës Forbes, kancelarja gjermane, Angela Merkel është renditur e para në listën e grave më të fuqishme në botë.

Ajo është renditur e para në këtë listë, pavarësisht pse ka deklaruar se nuk do të jetë në krye të partisë Kristian Demokrate (CDU) dhe nuk do të garojë për rizgjedhje në pozitën e kancelares më 2021.

Megjithatë ajo aktualisht vazhdon të jetë gruaja që udhëheq ekonominë më të madhe në Evropë.

E dyta në listë gjendet, kryeministrja britanike, Theresa May, e pasur nga udhëheqësja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, francezja, Christine Lagarde.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat