Gjashtë muajt e parë të qeverisjes, Salvini i feston me tubime masive

Evropë

Gjashtë muajt e parë të qeverisjes, Salvini i feston me tubime masive

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:35
Matteo Salvini

Mijëra qytetarë nga e gjithë Italia u mblodhën në orët e para të paradites në Romë me thirrjen e Ligës (ekstremi i djathtë) të Matteo Salvinit për të përkujtuar gjashtë muajt e parë në pushtet të një figure me peshë të qeverisë.

‘’Italia po ringre kokën’’, ‘’Italianët të parët’’, ‘’Gjashtë muajt në drejtimin e duhur të qeverisë’’, ishin parullat që u hodhën gjatë manifestimit.

Liga, një parti e themeluar në veri të vendit, me një reputacion në rënie nga skandalet që Salvini e shndërroi në një formacion nacionalist fitues.

Manifestimi u parapri nga një fushatë e veçantë publicitare. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat