Shqiptohen dënimet e para ndaj “jelekëve të verdhë"

Evropë

Shqiptohen dënimet e para ndaj “jelekëve të verdhë"

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 20:40
Protestat në Francë

Dhjetëra persona u paraqiten pasditen e sotme para drejtësisë franceze, në një procedurë urgjente, pasi u arrestuan të shtunën gjatë protestës së “jelekëve të verdhë" në Paris.

Siç njoftojnë mediat franceze, ndaj tyre u shqiptuan dënimet e para, ku  pjesa më e madhe e tyre u dënuan me nga disa muaj burg, si dhe dënime me gjoba.

Të arrestuarit kryesisht janë të rinj që janë të papunë ose kanë të ardhura të ulëta, dhe shpesh janë ndjekur penalisht si pjesë e grupeve të caktuara, që synim kanë prishjen e rendit.

Franca është duke u përballur me protesta masive, pas vendimit të qeverisë për të ngritur çmimin e karburanteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat