Policia franceze, në kërkim të personit që ka vrarë 3 persona në Strasburg

Evropë

Policia franceze, në kërkim të personit që ka vrarë 3 persona në Strasburg

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 06:02
Foto nga sulmi ne France

(E plotesuar)- Qindra zyrtarë policorë janë duke kërkuar personin e armatosur, i cili ka lënë të vdekur tre persona dhe ka plagosur 12 të tjerë, përmes të shtënave në qytetin francez, Strasburg.

I dyshuari, i cili është i njohuar për shërbimet e sigurisë ka ikur pas shkëmbimit të të shtënave me ushtarë dhe policë të armatosur të martën.

Ai besohet se është plagosur.

Të shtënat kanë ndodhur afër një zone të famshme të Tregut të Krishtlindjeve, afër sheshit, Place Kléber.

Prokurori francez kundër terrorizmit ka nisur një hetim për këtë çështje.

Megjithatë motivet e incidentit ende nuk janë bërë të ditura.

“Ai ka luftuar dy herë me forcat tona të sigurisë”, ka thënë ministri i Brendshëm francez, Christopher Castaner.

Duke konfirmuar vdekjen e tre personave, Castaner ka thënë se është rritur siguria në pikat kufitare si dhe në tregjet e Krishtlindjeve.

Gjashtë prej personave të plagosur të martën është raportuar se janë në gjendje të rëndë, teksa gjashtë tjerët kanë vetëm plagë të lehta.

Policia ka thënë se 29 vjeçari i dyshuar ka lindur në Strasburg dhe është njohur nga shërbimet e sigurisë si kërcënim i mundshëm terrorist.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, që ka qenë pjesë e një takimi për kriza me zyrtarë të kabinetit të tij në Paris, ka thënë përmes një postimi në Twitter se “solidariteti i gjithë kombit” është me Strasburgun, viktimat dhe familjet e tyre.

Policia franceze, në kërkim të personit që ka vrarë 3 persona në Strasburg

Shkon në 4 numri i viktimave si pasojë e një sulmi me armë në qytetin në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në qytetin kufitar të Strasburgut të martën në mbrëmje, ndërsa të paktën 11 të tjerë janë të plagosur.

Motivi i sulmit nuk është ende i qartë, por duke qenë se Franca është etiketuar shpesh nga sulmet e militantëve të Shtetit Islamik që prej vitit 2015, prokurori kundër terrorizmit ka hapur një hetim për këtë çështje.

Shtetasi që qëlloi me armë, u izolua nga shërbimet policore, ndërsa shumë prej qytetarëve u mbajtën në bodrumet e ndërtesave, për të mos rrezikuar ekspozimin ndaj plumbave te shkëmbyera mes agresorit dhe autoriteteve.

Ministri i Brendshëm Christophe Castaner tha se i armatosuri ishte i njohur për shërbimet e sigurisë dhe prefektura lokale tha se ishte në listën mbikqyrëse të shërbimeve sekrete.

Vlen të theksohet se këtë javë në Strasburg ndodheshin edhe deputetët e parlamentit Europian, të cilët mësohet se janë mbajtur në izolim, për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat