Sot shkarkohet Kryeministrja e Britanisë së Madhe?

Evropë

Sot shkarkohet Kryeministrja e Britanisë së Madhe?

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 12:00
Theresa May sot do të përballet me mocion votëbesimi

Kryeministrja britanike, Theresa May sot do të përballet me mocion votëbesimi.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate të Komitetit Konservativ, të cilët do ta sfidojnë udhëheqësen e tyre në orët e mbrëmjes.  

Pas kësaj është deklaruar vetë kryetarja e Partisë Konservative, kryeministrja May.

 “Ndryshimi i lidershipit në Partinë Konservative tash do të vendoste të ardhmen e vendit tonë në rrezik”, ka thënë May.

“Unë do ta kontestojë atë votë me gjithçka që kam” , është shprehur May mëngjesin e 12 dhjetorit, pas njoftimit se në orët e mbrëmjes do të votohet mocioni i mosbesimit.

Ajo ka thënë se ka qenë anëtare e partisë për 40 vjet, duke shërbyer në pozita të ndryshme, përfshirë edhe postin e kryeministres, në të cilin marrëveshja e Brexit-it i ka lëkundur rrënjët.

Ajo tutje ka thënë se një kryeministër i ri do të duhej ta hidhte poshtë ose të vazhdonte zbatimit e nenin 50 të marrëveshjes mes BE-së dhe Britanisë së Madhe, sipas të cilit, britanikët kanë nisur procedurat e largimit nga unioni.

Sipas May, pasardhësi i saj nuk do të kishte kohë të rinegocionte daljen nga BE-ja, dhe do të duhet ta anulonte ose të revokonte negociatat për largim të Britanisë nga BE.

Konservatorët do ta votojnë rreth orës 18:00-20:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat