Djaloshi arriti ta bindë Putin për selfi, por këtë nuk e priste - Bota Sot
Djaloshi arriti ta bindë Putin për selfi, por këtë nuk e priste

Evropë

Djaloshi arriti ta bindë Putin për selfi, por këtë nuk e priste

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 13:22
Një video e një djali që arriti të kërkojë presidentin Putin për "selfi" u bë virale

Presidenti rus Vladimir Putin ndoqi një ceremoni të Vullnetarit të Rusisë në 2018, ku aktivistët e rinj u nderuan me çmime.

Nga kjo ceremoni në internet, një video e bukur e një djali që arriti të kërkojë presidentin për "selfi" u bë virale, por në momentin që Putini u përgatit për selfi, telefoni i tij u prish.

Pjesa tjetër e vullnetarëve ndërpreu pasigurinë e djalit, i cili menjëherë u bashkua me grupin 'selfi' me presidentin rus.

Edhe pse pak i zhgënjyer që nuk ka fotografi vetëm me Putin, djaloshi megjithatë arriti të fotografohej me Putinin. Putini vetë pranoi se ai ishte "technofob", dhe se nuk mban telefon dhe se gjithçka që i nevojitet e kontrollojnë këshilltarët e tij. 

 

Ai më parë deklaroi se interneti është një "projekt i veçantë i CIA-s" dhe se gjysma e përmbajtjes është pornografi. Ai gjithashtu shmang rrjetet sociale, që është krejtësisht e kundërta me homologun e tij amerikan, Donald Trump, i cili është shumë aktiv në Twitter.

Fakti se Putini nuk përdor një telefon, e bën atë një objektiv më të vështirë të përgjimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...