Vdes personi i katërt nga sulmi i armatosur në Strasburg

Evropë

Vdes personi i katërt nga sulmi i armatosur në Strasburg

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 17:31
Foto pas sulmit në Strasburg

Njëri nga personat e plagosur gjatë sulmit të armatosur në një treg të Krishtlindjeve në Strasburg, ka vdekur sot.

Tashmë, numri i viktimave nga sulmi është rritur në katër, njoftoi prokuroria në Paris.

Dy persona humbën jetën të martën, kur 29 vjeçari, Cherif Chekatt, me të kaluar kriminale, dhe i cili ishte radikalizuar në burg, ndërmori sulmin në Strasburg.

Një person ende është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Pas dy ditësh në arrati, Chekatt u vra dje në Strasburg, pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat