Britania nuk planifikon referendum të ri për Brexit

Evropë

Britania nuk planifikon referendum të ri për Brexit

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Ministri britanik i Arsimit Damian Hinds tha se qeveria nuk po planifikon një referendum të ri për Brexit.

Ai mohoi pohimet se ministrat po shqyrtonin mundësinë e një votimi të tillë, transmeton KosovaPress.

I pyetur nëse qeveria po përgatitej për referendum, Hinds tha për Sky News se referendumi i ri do të çonte në një ndarje.

"Njerëzit tashmë kanë votuar, kemi pasur një referendum, dhe tani ne duhet t'i zbatojmë rezultatet e këtij votimi," tha ai.

Hinds e përshkroi marrëveshjen e kryeministres Theresa May, mbi sugjerimin e BE-së si "të balancuar" dhe arriti në përfundimin se deputetët duhet ta mbështesin atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat