Jep dorëheqje ministri i brendshëm serb

Evropë

Jep dorëheqje ministri i brendshëm serb

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 21:30
Nebojsha Stefanoviq

Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka ofruar dorëheqjen e tij presidentit Aleksandar Vuçiq dhe kryeministres Ana Brnabiq.

Siç raportojnë mediat serbe, ai dyshohet se e bëri këtë pasi i ishte thënë të mos arrestojë përkrahësit e Dragan Djilas dhe Boshko Obradoviq.

Mediat serbe po ashtu shkruajnë se "ata hyrën në stacionin policor në Luçan, dhe se keqtrajtuan dhe ofenduan policinë”.

Po ashtu thuhet se është duke u zhvilluar një takim i kreut të lartë të partisë SNS të Vuçiq, e cila po shqyrton situatën në Luçan dhe dorëheqjen e Stefanoviq.

Aleanca për Serbinë lansoi pamje të ngjarjeve nga stacioni policor në faqen e saj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat