Policia përgatitet për manifestime të frymëzuara nga “jelekët e verdhë”

Evropë

Policia përgatitet për manifestime të frymëzuara nga “jelekët e verdhë”

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 16:30
Policia portugeze

Policia portugeze njoftoi sot se do të krijojë një dispozitiv sigurie të përshtatshëm për t’u përballur të premten me një ditë mobilizimi popullor të frymëzuar nga “jelekët e verdhë” francezë, duke theksuar se pret një mobilizim të fuqishëm.

“Policia i bëri thirrje të gjithë qytetarëve që do të vendosin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të manifestuar ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore dhe në respekt të ligjit”, shtohen komunikata.

“Ne nuk parashikojmë probleme apo dhunë por presim një mobilizim të fuqishëm në të gjithë vendin”, deklaroi zëdhënësi i policisë kombëtare, Alexandre Coimbra.

Ai theksoi se autoritetet janë në kontakt me organizatorët e manifestimeve në Lisbonë, Porto dhe Braga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat