Ideja e Brexitit pa marrëveshje "tmerron" bizneset në Britani

Evropë

Ideja e Brexitit pa marrëveshje "tmerron" bizneset në Britani

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 09:03
Flamuri britanik në Londër.

Bizneset britanike kanë kritikuar politikanët se janë fokusuar në garë të brendshme në vend se të përgatiten për Brexit, duke paralajmëruar se nuk ka kohë të mjaftueshme për largim të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa pakt.

Teksa ky proces pritet të ndodhë pas 100 ditësh, disa kompani kanë thënë të jenë “tmerruar” nga debatet dhe mospajtimet që po vazhdojnë në Parlamentin britanik.

Kabineti i këtij shteti është takuar të martën për të shpejtuar përgatitjet për një largim të Britanisë nga BE-ja pa pakt.

Mirëpo për kompanitë biznesore ideja se mund të menaxhohet një Brexit “pa marrëveshje” nuk është e besueshme.

Në një deklaratë të përbashkët, Dhomat për Tregti të Britanisë dhe institucione tjera biznesore kanë thënë se “mungesa e përparimit në Uestminster nënkupton se rreziku për Brexit pa marrëeshje është duke u rritur”.

Qeveria britanike ka njoftuar të martën se u ka dërguar letra 140,000 bizneseve, duke iu bërë thirrje për të shpejtuar planet e tyre duke u bazuar në mundësinë e Brexitit pa pakt.

Mbretëria e Bashkuar pritet të largohet nga Bashkimi Evropian më 29 mars, si rezultat i mbajtjes së një referendumi më 2016.

Britania dhe BE-ja tashmë janë pajtuar për një marrëveshje rreth Brexitit, mirëpo ajo duhet të miratohet në Parlamentin britanik në mënyrë që të jetë e zbatueshme.

Kyeministrja britanike, Theresa May ka shtyrë votimin e 11 dhjetorit në këtë parlament deri në muajin janar, pasi ka qenë e qartë se plani i saj do të refuzoh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat