Londra: Plan i ri për reduktimin e migracionit

Evropë

Londra: Plan i ri për reduktimin e migracionit

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:07
Foto ilustrim

Qeveria britanike botoi sot librin e saj të bardhë mbi sistemin e imigracionit që synon të aplikojë pas Brexit, vetëm 110 ditë larg ndarjes me BE-në që ka shqetësuar shumë meset ekonomike.

Ministri i Brendshëm, Sajid Javid, theksoi se “ky sistem i ri i migracionit, që do t’i japë fund lirisë së qarkullimit të qytetarëve europianë në Britaninë e Madhe, u përgjigjet dëshirave të britanikëve për kontrollin e kufijve”.

“Ky do të jetë një sistem migracioni unik, i bazuar mbi kompetencat dhe ekspertizën që mund të sjellin njerëzit, dhe jo mbi vendit e tyre të origjinës”, deklaroi Javid para publikimit të dokumentit. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat