Heshtja njëzet vjeçare ia mundësoi stafit të Manastirit të Deçanit të dominoi dhe komandoi më pushtimin e kompleksit turistik dhe sipërfaqeve tokësore?!

Fejtone

Heshtja njëzet vjeçare ia mundësoi stafit të Manastirit të Deçanit të dominoi dhe komandoi më pushtimin e kompleksit turistik dhe sipërfaqeve tokësore?!

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 12:12
Personelit kishtar në krye me Janjiqin e dinë mirë së ne shqiptarët e komunës së Deçanit dhe të Kosovës në momentet më kritike e kemi mbrojtur këto kulte fetare nga të papriturat

Në vitin 1993 parlamentet serbe në Beograd dhe në Deçan, me vendimet e tyre arbitrare, kompleksin turistik të Pushimores së Fëmijëve, hotelit dhe Stacionin e Bletarisë, si dhe pronat e tjera në Deçanin turistik në një sipërfaqeje prej tetëqind hektarësh, ti dhuroi në pronësi të përhershme Manastirit të Deçanit. I cili edhe sot e kësaj dite është në fuqi dhe i njëjti i vërtetuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosove?! Kundër këtyre vendimeve arbitrar qytetaret dhe ata të kuvendnit komunal nuk është dashur të heshtin njëzet vjet resht, por të reagohet në mënyrë të organizuar...

Pas përfundimit të luftës së fundit dhe tërheqjes të forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe nga territori i komunës së Deçanit dhe Kosovës dhe hyrja dhe vendosja e forcave të KFOR-it italian në objektet e pushimores së fëmijëve “Pishat e Deçanit” dhe ato të UNMIK-ut në objektin e Kuvendi të Komunës së Deçanit, punëtorët e ndërmarrjes hoteliere “Liria”, ata të Pushimores së Fëmijëve dhe të Stacionit të Bletarisë në Deçan, duke e parë rrezikun që po iu kanosej objekteve të tyre nga duart shkatërrimtare, me shkrim dhe me gojë trokitën në dyert e shtyllës së katër të UNMIK-ut, të kuvendit të komunës, dhe ato shtetërore të Kosovës që t’u mundësojë kthimin në objektet e tyre - ku dekada më radhë derdhën djersën dhe mundin e tyre dhe aty të fillojnë punën në një anë, kurse në anë tjetër t’i mbrojnë këto objekte nga shkatërrimet, hajnitë dhe plaçkitjet, të cilat atë kohë kishin marrë përpjesëtime të mëdha. Dorën në zemër këto objekte ishin në gjendje të mirë. Mirëpo, për habi, kjo kërkesë e arsyeshme e punëtorëve të këtyre ndërmarrjeve nuk hasi në mbështetje dhe u refuzua nga shtylla e katër e UNMIK-ut për shkak të vendimit arbitrar të parlamentit serb në Beograd dhe atij në Deçan me të cilin pasuria prej tetëqind hektarë dhe objektet e mëdha e të vogla ti dhurohen në shfrytëzim të përhershëm Manastirit të Deçanit?!

Pas përfundimit të luftës dhe tërheqës të serbeve nga territori i komunës së Deçanit dhe hyrjes dhe vendosjes të forcave të KFORIT-it italian në objektet e Pushimores së Fëmijëve dhe ata të UNMIK-ut në objekte e Kuvendit të Komunës në Deçan. Pas këtyre kërkesave me gojë dhe me shkrim udhëheqësit e ndërmarrjes turistike “Iliria”, ata të Pushimores së Fëmijëve dhe ata të Stacionit të Bletarisë nga shtylla e katër e UNMIK-ut morën përgjigjeje së kërkesat e tyre nuk mund të realizohet me arsyetimin së këto nuk mund t’u jepen për shfrytëzim, sepse janë prona në posedim të përhershëm të Manastirit të Deçanit ?! Njëzet vjet kaluan dhe vendimi arbitrar i parlamentit serb të Beogradit dhe i atij serb të Deçanit ende është në fuqi dhe për çudi ndaj kësaj çështje mjafte serioze njëzet vjet rresht të gjithë heshtën dhe po heshtin edhe tani?! Shtylla e Katërt e UNMIK-ut atë botë duke e parë revoltën dhe kërkesën e arsyeshme të punëtoreve të ndërmarrjes hoteliere “Iliria”, atyre të Pushimores së Fëmijëve dhe të atyre të Stacionit të Bletarisë në Deçan nxori vendimi numër 2000/45, në të cilin thuhet:’’Pronat shoqërore dhe ato shtetëroret në territorin e komunës së Deçanit tani e tutje do të menaxhohen nga shtylla e katër e UNMIK-ut, e jo nga Kuvendi i Komunës së Deçanit dhe ndërmarrja hoteliere “Iliria” , Pushimorja e Fëmijëve dhe Stacioni i Bletarisë. Me këtë vendim Shtylla e Katërt e UNMIK-ut atëbotë mori mbi vete përgjegjësinë dhe kompetencat për t’i mbrojtur dhe mbikëqyrur objektet shoqërore dhe ato shtetërore në territorin e komunën e Deçanit, por nuk doli ashtu?!...

Pa vonuar shumë njerëzit me ”kulturë të ulët njerëzore” filluan aksionet në vjedhjen e të gjitha të mirave të cilat i kishte në kompleksin turistik dhe objektet e Pushimores së Fëmijëve, ato të Stacionit të Bletarisë, që pas luftës kanë qenë në gjendje të rregullt, kurrë nuk kanë qenë dhe as sot nuk do të jetë pronë e Manastirit të Deçanit dhe as të parlamentit serb të Beogradit. Kjo pasuri ka qenë, është dhe do të mbetet përgjithmonë pronë e qytetareve, e Kuvendit të Komunës së Deçanit, e punëtorëve të ndërmarrjes hoteliere “Iliria, e punëtorëve të Pushimores së Fëmijëve dhe e atyre të Stacionit të Bletarisë në të cilat dekada më radhë derdhen djersë për t’i pritur dhe përcjellë mysafirët, për të ndihmuar zhvillimin ekonomik të komunës së Deçanit dhe të Kosovës, për t’i fituar pagat mujore me të cilat mbanin gjallë familjet e tyre. Hajnat dhe shkatërruesit pas luftës mbi çatinë e objektit të ri dhe modern të hotelit të kategorisë super “B” në sipërfaqe një mijë e treqind metra katrorë, treqind shtretër, pishinë, salla moderne, inventar të tipit më bashkëkohor dhe lokale të tjera përcjellëse e shkatërruan tërë sasinë e llamarinës së bakrit dhe të gjitha të mirat e tjera që ishin brenda në këtë objekt i plaçkitën dhe i demoluan. Edhe objekti i mirënjohur i hotelit të vjetër me kapacitet tridhjetë shtretër, me restorant, me kuzhina, me dy salla të pajisura me inventar dhe me dy tarraca me pesëqind vende për ulje, u demolua. Në këtë kompleks edhe njëzet e gjashtë objekte moderne të kamp-shtëpizave me kapacitet prej tre deri në gjashtë shtretërish, të kompletuara me inventar, shumica e të cilave pas luftës së fundit u vodhën, u demoluan dhe u rrënuan në mënyrë të pamëshirshëm me dyer, me dritare, me dysheme, me inventar dhe të gjitha të mirat e tjera që ishin brenda. Të gjitha kamp- shtëpizat u rrënuan, u vodhën komplet çatitë, tullat dhe të gjitha të mira e tjera. Sot të gjitha këto kamp shtëpiza janë rrënuar dhe rrafshuar me tokë dhe nuk ekzistojnë më. Çka është edhe më brengosëse në objektin e ngrohtores së kompleksit turistik është demoluar dhe vjedhur tërë aparatura, makinat dhe të gjitha të mirat e tjera. Edhe pse është reaguar me vonesë, kërkojmë nga organet më të larta gjyqësore, strukturat shtetërore, ndërkombëtare, Qeveria e Kosovës, Gjykata Kushtetuese që objektet në fjalë, t’i kthehen në pronësi të përhershëm Kuvendit të Komunës dhe qytetarëve të Deçanit.

Në fund personelit fetar të Manastirit të Deçanit edhe një herë i bëjmë me dije së ne shqiptarët e komunës së Deçanit dhe të Kosovës Manastirin e Deçanit dhe manastiret tjera në Kosovë, si kulte fetare shekuj me radhë me besnikërinë më të madhe e kanë ruajtur, vizituar dhe kujdesur për hallet dhe kërkesat e stafi dhe çka është më e rëndësishme këto kulte fetare ne shqiptaret e Komunës së Deçanit dhe Kosovës i kemi mbrojtur në ditët dhe në momentet më të vështira nga të papriturat - këtë e di mirë personeli kishtar në krye me Janjiqin në krye, por në momentet më të duhura, kur kërkesat e fëmijëve, të rinisë, të punëtoreve dhe të qytetarëve të komunës së Deçanit dhe të Kosovës, pas njëzet vjetëve të përfundimit të luftës në Kosovë, ka ardhur koha që personeli kishtar i Manastirit të Deçanit të tërhiqet nga prona me sipërfaqe e pushtuara, në mënyrë që të mos ndodhë ndonjë e papritur...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat