Si i stepi komunistët Xhavit Nimanin e Xhevdet Hamzën, malësori Martin Lucë Prenkoçaj - Bota Sot
Si i stepi komunistët Xhavit Nimanin e Xhevdet Hamzën, malësori Martin Lucë Prenkoçaj

Fejtone

Si i stepi komunistët Xhavit Nimanin e Xhevdet Hamzën, malësori Martin Lucë Prenkoçaj

Nga: Nexhat Haziri Më: 26 tetor 2017 Në ora: 20:35
Ndue Perleshi, Martin Lucë Prenbkoçaj dhe Shaban Polluzha

Në vjeshtëne herëshme të  vitit 1944,kur peranodria fashiste e Hitlerit, Gjermania naziste ishte ne gërhamat e fundit, nje fitore mbi fashizimin ishin ndjer edhe në trojet shqiptare dhe bashkimi kombëtar ishte opcion real për shqiptarët  dhe tani dukej më i afërt se kurrë. Me këtë ide, shqiptarët iu kishin bashkuar aleancës ndërkombëtare  në luftë kundër fashizmit. Por, edhe kësaj radhe, historia do të sillej në mënyrë të padrejtë për shqiptarët, këta jo që nuk u bashkuan dhe iu mohuan të drejtat e vetvendosjes, pra atyre pjesëve që kishin mbetur jashtë SHqipërisë londineze, në Kosovë, Maqedoni, në Malësi të Madhe nën Malin e Zi, në luginë të Preshevës, Çamëri, popullata shqiptare iu nënshtrua nje terrori nga forcat komuniste serbo-jugosllave dhe atyre greke. Me një fjalë shqiptarët, në pjesën më të madhe të asaj që quhej Shqipëri Etnike, nuk u çliruan por vetëm e ndrruan pushtuesin. Nje epizod i kësaj historie sa të dhembëshme, por edhe krenare, sjellë vjeshta e vitit 1944.

Në fshatin Becë të Gjakovës, komunistët shqiptar, nën yllin pescepësh dhe uniformën jugosllave,Xhavit Nimani dhe Xhevdet Hamza, së bashku me një kamion të mbushur me partizanë, kishtin tubuar dhe rrethuar afro 1000 shqiptar në këtë fshat. Të dy komunistët NImani e Hamza, me anë të forcës po mundoheshin, që ti shtyenin shqiptarët për ti dorzuar armët gjoja se tani vendi ishte i çliruar dhe armët nuk kanë pse të mbahen nga populli. Por , në mesin e shqiptarëve, ishte ngritur një burrë me mustak dhe plis të bardh, malësori Martin Lucë Prenbkoçaj, bashkëluftëtari i Shaban Polluzhës dhe Ndue Perleshit,  i cili refuzoi kategorisht që armët ti dorzoheshin komunistëve jugosllav. "Na  hala nuk jemi çlirue, brigadat e çetnikëve po bajn kasaphane  në Drenicë, Shale e Bajgorë. 

Ju mund të ktheheni nga keni ardhë sa nuk ua kamë k'putur kryet me duart e mia, se për të gjallë nuk i dorzojmë armët deri në çlirim dhe bashkim kombëtar" Pas këtyre fjalëve të malësorit , komunistët Xhavit Nimani e Xhevdet Hamza, ishin stepur, dhe pas një kohë, kur u pa se shqiptarët e tubuar morrën zemer nga fjalët e Martin Lucë Prenkoçajt, dhe nuk e kishin ndërmend ti dorzonbin armët, ata me kokë të ulurë dhe me bisht në shalë u larguan. Ndërsa burri nga Malësia e Madhe, Martin Lucë Prenkoçaj, i mbetë besnik fjalës së tij dhe besës së dhënë Shqipërisë, se deri në çlirim dhe në bashkim kombëtar, nuk do ta lëshojë pushkën nga dora. 

Muaj më pas, Martini mbeti i vrarë duke luftuar heroikisht për Shqipërinë Etnike, kundër pushtuesve jugosllav të përbërë nga çetniko - partizanët në Gërqinë (Has) në tetor të vitit 1944, të asaj vjeshte të ftoftë që ngriu zemrën e Martinit dhe bashkëluftëtarëve të tjerë, por u shndërruan në roje të atdheut dhe kushtrim për brezat e rinj për të mos ndalur luftën dhe përpjekjen për liri dhe bashkim kombëtar deri në ditët e sotme, ku lirisht mund të thuhet se tani një pjesë e amanetit dhe dëshirës së Martin Luca Prenkoçajt dhe dëshmorëve dhe luftëtarëve të rënë ndër vite e shekuj gjatë historisë, është bërë realitet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat