Kishim shkatërruar edhe çerdhet e rrezikshme të njësive speciale

Fejtone

Kishim shkatërruar edhe çerdhet e rrezikshme të njësive speciale

Nazif Ramabaja Nga Nazif Ramabaja Më 15 korrik 2018 Në ora: 11:36
Beteja e Loxhës

Ja çka shkruan Asim Lokaj vëzhguesi, përgjuesi dhe hartografi në shtabin e brigadës 131 të njësive operative të UÇK-së në Lugun e Baranit në një pjesë të ditarit të tij luftarak.

Përshkrimi i flamurit të brigadës 134 të njësive operative të UÇK-së.

... Një ditë të bukur fund qershori në fshatin Isniq arriti një brigadë e UÇK-së, në ballë të saj qëndronte një djal i ri me flamurin në dorë, pos shqiponjës dykrenore me ngjyrë të zezë dhe sfondin ngjyrë gjaku, me shkronja të arta mund të lexohej UÇK. Mbi shqiponjën, Brigada 134 (anash saj) FA dhe dy duar të shtrënguara (poshtë) ishte ky flamur lufte i brigadës 134-të të UÇK-së, kërtuku tradicional i mikpritjes e përcolli brigadën 134 gjatë gjithë rrugës deri në bazën e planifikuar.

.... Me gjithë vështirësinë që pata gjatë ditës së sotme, arrita që ti vizitoj të gjitha pozicionet e mundshme të shtrira gjatë vijës së frontit dhe duke kryer vëzhgimin me sukses të plotë u ktheva në shtab. Në shtab u takova me Nazifin dhe menjëherë pa pritur shumë i shpjegova detajisht për momentet të cilat i përjetova sot. Me nji ndjenjë brengosjeje më këshilloi që të jem shumë i kujdesshëm, sepse kjo detyrë është mjaft e vështirë dhe e rrezikshme. Nuk kisha frikë nga se e dija se sa e rëndësishme është kjo detyrë nga saktësia e së cilës nesër do të mvaret çfarëdo strategjie e planifikuar operative....

...Nata e kaluar prapë natë pa gjumë edhe pse mjaft i lodhur nga dita e kaluar nuk më mirrte gjumi. Drita e hënës magjike, e cila në mënyrë digoze depërtonte nga dritaret në dhomën ku disa njerëz rrinin ulur e disa të shtrirë, me dëshirë si silueta dhe ashtu të heshtur të lodhur në mendime secili në vete dhe nga aspekti, vet e analizojke rrjedhjen e ngjarjeve së ditës së kaluar....

 ...Në betejën e Logjës armiku dje përjetoi nji goditje të rëndë, ndoshta ma të rëndën deri më tash, meritë për këtë kanë të gjithë ushtarët dhe oficerët. Lufta zgjati plot 12 orë njësitet tona operative me një vetëmohim dhe guxim të rrallë, të udhëhequra në mënyrën më profesionale nga 45 ushtarë dhe 4 oficerë, në nji aksion të koordinuar dhe organizuar mirë, arritën ta zmbrapsin armikun duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe humbje në njerëz. Duke u munduar që ta shkatërrojmë këtë çerdhe të rrezikshme ku ishin barrikaduar edhe një njësit special i ardhur nga Nishi, heroikisht ranë në altarin e lirisë oficeri Lumni Surdulli nga komuna e Vushtrrisë dhe ushtarët Rrustem Bruçi nga Isniqi dhe Enver Alaj nga fshati Drenoc i Vokshit. Po kështu gjatë këtij operacioni mbet i plagosur rëndë oficeri Faruk Xhemajli nga Peja dhe dy ushtar me lëndime të lehta. Në këtë betejë është e rëndësishme vrasja e tre inspektorëve të lartë të forcave të armikut si dhe të dhjetëra paramilitarëve dhe mercenarëve serb. Nga analizat e shtabit të brigadës kjo betejë është konsideruar si një nga betejat më të  lavdishme të luftës të njësiteve operative të UÇK-së në Kosovë, ndërkohë që edhe pala e armikut nëpërmes një komunikate ka pranuar se është ndeshur me një forcë në një formë profesionale të organizimit të luftës. Në këtë betejë ku armiku përjetoi grushtin më të rëndë deri më tani të gjithë pjesëmarrësit kanë merita të posaçme. Por, patjetër duhet veçuar angazhimin, guximin dhe trimërinë e Nazif Ramabajës, Tahir Zemës dhe Fadil Hadergjonajt, të cilët me mençurinë dhe aftësinë profesionale drejtpërsëdrejti dhe krah për krah me ushtarët tjerë, udhëheqin dhe kryen operacionet e kësaj beteje të lavdishme. Këtu duhet përmendur edhe luftëtarin Rexh Osajn nga Deçani, i cili me guxim dhe vetëmohim të rrallë gjithnjë duke rrezikuar jetën arriti ti nxjerr trupat e luftëtarëve të vramë. Ashtu i lodhur në mendime gjithnjë duke analizuar, në nji moment lodhje më muar gjumi...

....Dikur vonë pas dite u ktheva në komandë dhe gjatë informimit, të cilin e kishim çdo ditë i raportova komandantit kol. Tahir Zemaj për punën që kam bërë sot. Pas përfundimit të informimit të rregullt së bashku me oficerët, shkuam në odën e madhe ku flinim dhe rrinim gjatë kohës së lirë, afër meje u ulë Nazif Ramabaja duke e mbajtur në dorë një radio lidhje (motorollë) të cilën e kishte marrë si trofe në betejën e Loxhës nga një inspektor serb, po të njëjtën radiolidhje e përdornin edhe vet forcat ushtarako-policore dhe paramilitaro-mercenare serbe. Nga ky aparat (motorollë) përcillnim çdo bisedë dhe lëvizje që bënte policia dhe ushtria serbe dhe na ndihmonte në përgatitjet dhe marrjen e masave luftarake pasi që Nazifi i kishte zbuluar kodet e komunikimit të forcave serbe nëpërmes kësaj radiolidhje.

Kaloj edhe nji ditë, e cila për mua sigurisht ishte me rëndësi të madhe sepse sot për herë të parë pata rastin të ballafaqohem drejtpërsëdrejti me armikun dhe atë në cilësi të vëzhguesit.

....Sot në mëngjes u përshëndeta me Nazif Ramabajën dhe Esat Ademajn, epror të cilët sot shkuan në detyrën e re, shkuan në Baran për ta formuar brigadën e 131-të zona e veprimit e së cilës do të jetë territori i Lugut të Baranit.

Pasi u ndamë me këta Ramabaja më tha: “Kam dëshirë që të shoh sa ma shpejt që është e mundur në Baran. Kryeje këtë punë që ke nisur sa ma shpejt sepse kam nevojë për hartograf dhe vëzhgues”. I premtova se do të vij dhe në atë moment më kaploj një ndjenjë vetmie dhe pasigurije, u mësova me të sepse ishte shumë i afërt dhe komunikativ.

 ...Gjithnjë kam respektuar dhe dëshiruar që çështja jonë të ketë ecurinë e rrjedhave në formën institucionale të veprimit sepse kjo është e vetmja rrugë dhe mënyra më e arsyeshmja e ndërtimit dhe realizimit të aspiratës sonë shumëvjeçare, por ushtria e Kosovës duhet patjetër të jetë institucion shtetëror i dalur dhe i përcaktuar nga kuvendi dhe Qeveria e Kosovës dhe si e tillë duhet krejtësisht të jetë apolitike... / Fund

Ps. Botimi, ribotimi dhe shumëzimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit dhe të gazetës “Bota sot” është i ndaluar. Shkrimi është bërë ekskluzivisht për “Bota sot”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat