Ferizaj, ngritet aktakuzë për tentim vrasje - Bota Sot
Ferizaj, ngritet aktakuzë për tentim vrasje

Ferizaj

Ferizaj, ngritet aktakuzë për tentim vrasje

Më: 27 dhjetor 2018 Në ora: 15:25
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj sot ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.Z., dhe G.H. Ky i fundit ka ndihmuar të pandehurin me iniciale B.Z, në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë”.

I pandehuri B.Z., me datë 22 prill 2018, në Ferizaj me dashje ka tentuar që ta privojë nga jeta të dëmtuarin-miturin V.G.,  duke shtënë me armë në drejtim të tij, me ç’rast ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 179 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 i KPRK-së.

Kurse i pandehuri G.H., ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 179 lidhur me nenin 28 dhe nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Vlen të theksohet se që nga koha e kryerjes së veprës penale të njëjtit kanë qenë në arrati dhe me datë 12 dhjetor 2018 janë ekstraduar nga Mali i Zi për në Republikën e Kosovës.

Prokurori i Shtetit  me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës në Ferizaj, që të pandehurit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...