Në argjendarinë që grabitën në Ferizaj, hajnat gjuajtën edhe me armë!

Ferizaj

Në argjendarinë që grabitën në Ferizaj, hajnat gjuajtën edhe me armë!

Më: 31 dhjetor 2018 Në ora: 18:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ditët e fundit numri i grabitjeve të armatosura në komuna të ndryshme të vendit,  ka shënuar rritje.

E grabitja e radhës ka ndodhur në qytetin e Ferizajit, tek një argjendari.

Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Ferizajit, Agim Gashi ka thënë se grabitja ka ndodhur rreth orës 17:45 dhe se hetimet janë duke u zhvilluar.

“Po dy persona me maska dhe të armatosur kanë kryer një grabitje në një argjendari në qytet. Ata kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës po merret me rastin në fjalë. Për detaje të tjera iu njoftojmë më vonë”, ka treguar shkurt ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat