Aliu përkujton Reçakun: Kosova nuk harron, drejtësia do të triumfojë - Bota Sot
Aliu përkujton Reçakun: Kosova nuk harron, drejtësia do të triumfojë

Ferizaj

Aliu përkujton Reçakun: Kosova nuk harron, drejtësia do të triumfojë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:21
Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përkujtuar në 20-vjetorin e masakrës së Reçakut, 45 civilët shqiptarë të rënë nga dora gjakatare serbe.

Ai ka thënë se dëshmorët dhe martirët e Reçakut, njomën me gjakun e tyre tokën e shtrenjtë stërgjyshore, krejt pafaj në pragun e shtëpisë, të paarmatosur ndaj çmendurisë barbare serbo-sllave që synoi shfarosjen e një populli të tërë.

“Klithmat e lirisë të të pafajshmëve që dhanë kushtrimin e gjenocidit kudo në botë, rëndojnë edhe sot. Mirënjohje e përjetshme e popullit shqiptar të Kosovës për ambasadorin William Walker, që i kumtoi botës gjenocidin ndaj popullatës së pafajshme shqiptare dhe gjithë qendrave të vendosjes ndërkombëtare të prirë nga SHBA që ruajtën dhe shpëtuan substancën tonë kombëtare. Lufta e djemve dhe vashave më të mirë të kombit në UÇK vendosi drejtësinë, solli lirinë! Kosova nuk harron, drejtësia do të triumfojë! Lavdi!”, shkruan ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...