Prokuroria në Ferizaj për një muaj ngriti 55 aktakuza

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj për një muaj ngriti 55 aktakuza

Më: 18 janar 2019 Në ora: 15:59
Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë këtyre ditëve të muajit janar 2019, ka ngritur gjithsejtë  55 aktakuza, ka paraqitur nëntë (9) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë 47 aktvendime për fillim të hetimeve.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë pesë aktakuza, është bërë një kërkesë për caktim të masës së paraburgimit dhe janë marrë 14 aktvendime për fillim të hetimeve.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie, ka ngritur gjithsejtë 50 aktakuza, ka bërë gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit dhe ka marrë 26 aktvendime për fillim të hetimeve.

Ndërsa në Departamentin për të Mitur, në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, janë bërë dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit, janë  marrë shtatë aktvendime për fillim të procedurës përgatitore dhe janë bërë nëntë kërkesa për shqiptim të masave edukative.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat