Përkujtohen heronjtë Kaçiku dhe Jashari në 20 vjetorin e rënies

Ferizaj

Përkujtohen heronjtë Kaçiku dhe Jashari në 20 vjetorin e rënies

Më: 19 janar 2019 Në ora: 13:15
Agim Aliu

Paraditen e sotme i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me deputetin e Parlamentit të Republikës së Kosovës Elmi Reçicën, drejtorë të drejtorive komunale, kryetarin e shoqatës së familjeve të dëshmorëve Gafurr Bytyqin, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, familjarë të dëshmorëve si dhe dhjetëra qytetarë, bën homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përkujtim të rënies heroike të Komandantit të Brigadës 161 të Zonës Operative të Nerodimes Ahmet Kaçiku si dhe Dëshmorit të Kombit Vezir Jashari.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast tha se keta  dy trima, Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari janë shembulli më i mirë ku trimëria, zgjuarsia dhe atdhedashuria farkojnë lirinë e popullit tonë.

Veprën e dëshmorit e ka vlerësuar tejet lart edhe kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Gafurr Bytyçi.

Sipas njoftimit për media, homazhet u përmbyllen me përkulje para varreve të Dëshmorëve të Kombit, Ahmet Kaçiku dhe Vezir Jashari  si dhe vendosjen e kurorave të luleve pranë Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat