Bizneset e Ferizajt ftohen të konkurrojnë për grantet deri 25 mijë euro - Bota Sot
Bizneset e Ferizajt ftohen të konkurrojnë për grantet deri 25 mijë euro

Ferizaj

Bizneset e Ferizajt ftohen të konkurrojnë për grantet deri 25 mijë euro

Më: 22 janar 2019 Në ora: 14:44
Ferizaj

Qytetarë dhe afaristë ferizajas gjatë ditës së sotme e kanë pasur rastin që të marrin informacione të nevojshme rreth aplikimit në një skemë të granteve për hapjen apo rritje të bizneseve.

Zyrtarë nga Ministria e Zhvillimit Rajonal bashkë me ata nga Drejtoria komunale për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm,  kanë mbajtur sot një takim informues me qytetarët e Ferizajt të cilët janë të interesuar për të përfituar nga grantet qeveritare për hapje të bizneseve apo zgjerim të tyre.

Të gjithë qytetarëve të interesuar për përfitimin e këtyre granteve u ka bërë thirrje që ta shfrytëzojnë këtë mundësi edhe drejtori për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në Komunën e Ferizajt,  Zekir Bytyqi.

Ai ka sqaruar se projekti ka tri loto dhe shumat që do të mund të përfitohen janë nga 2 mijë e deri në 25 mijë euro.  Ai ka potencuar se ky projekt nuk ka ndonjë lidhje me Fondin e Punësimit dhe se kanë të drejtë të gjithë ata që i plotësojnë kushtet që të aplikojnë edhe për grantet e Ministrisë.

Nga ana tjetër Agim Zeka nga Agjencia Rajonale për Zhvillim Lindje,  potencoi se për gjithë Kosovën është i përcaktuar një buxhet prej 2.4 milionë eurosh , prandaj është një mundësi e mirë që edhe afaristët e Ferizajt të aplikojnë për të përfituar mjete pune të cilat do të ndikojnë në punësime të reja dhe prodhime vendore.

Sipas njoftimit për media, interesimet e qytetarëve lidhur më këtë projekt ishin nga më të ndryshmet duke u nisur mënyra e aplikimit deri tek sigurimi i ofertave për këto mjete.

Në takimin e mbajtur sot për aplikim në grantet e Ministrisë për Zhvillim Rajonal u bë e ditur se afati për aplikim do të zgjasë deri më 22 shkurt dhe aplikimi duhet të bëhet vetëm në platformën online.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...