Spitali i Ferizajt pajiset me 20 shtretër të rinj - Bota Sot
Spitali i Ferizajt pajiset me 20 shtretër të rinj

Ferizaj

Spitali i Ferizajt pajiset me 20 shtretër të rinj

Më: 24 janar 2019 Në ora: 09:38
Spitali i Ferizajt

Reparti i Dializës ka 25 shtretër dhe ofron shërbime 24 orë. Aktualisht, në Spitalin e Ferizajt, trajtohen 81 pacientë, ndërsa gjatë verës numri rritet, pasi që aty marrin tretman edhe raste nga diaspora.

Kështu ka bërë të ditur QKUK përmes një komunikate për media.

Drejtori i Spitalit, dr. Jeton Zeqiri, thotë se ndryshimet e fundit i japin një pamje tjetër pavijonit dhe ngritin cilësinë e shërbimeve për pacientët.

 Sipas tij, furnizimi me shtretër të rinj ka qenë i domosdoshëm.

“Shtretërit, të cilët kanë qenë më herët në spitalin e Ferizajt, kanë qenë të amortizuar dhe jofunksional. Kemi gjetur mirëkuptimin dhe qysh në momentin e parë kemi pranuar 20 shtretër dhe tash, ecuria e punës është shumë më relaksuese dhe pacientët janë të kënaqur me shërbimet”, thotë Zeqiri.

Makfir Lozha, kryeinfermier në Repartin e Dializës,  në anën tjetër, deklaron se investimet e fundit e kanë bërë më të lehtë punën e stafit, derisa pacientët ndihen më mirë.

“Pacientët ankoheshin në boshtin kurrizor, sepse ishin dyshekët e hollë dhe nuk kishte lëvizje me elektronikë sikur tani, kurse tani ndihen shumë më komod, sa i përket anës së tretmanit”, pohon Lozha.

Përveç qytetarëve të Ferizajt, në këtë repart trajtohen edhe pacientë nga Komuna e Kaçanikut, Hanit të Elezit dhe Shtërpcës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...