Kroaci do kontribuoj me ushtarë në KFOR – ata janë përgjegjës për bartje personelit dhe peshave në Bondstell

Ferizaj

Kroaci do kontribuoj me ushtarë në KFOR – ata janë përgjegjës për bartje personelit dhe peshave në Bondstell

Nga: F. B. Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 18:17
Ushtaret

Agjensia kroate e lajmeve ka njoftuar se kontingjenti i 30-të me ushtarë të Ushtrisë së Kroacisë me helikopterë kanë arritur në Kosovë, përkatësisht në bazën amerikane Bondstell, ku detyrë e tyre do të jetë bartja e personalit dhe peshave, transmeton “Bota Sot”.

Lajmi është kumtuar nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë, ku ndër tjera thuhet se kontingjenti ushtarak i 30-të me radhë me pjesëtarëve është dërguar në misionin paqeruajtës të NATO-së si mbështetje e operacioneve në bazën amerikane Bondstell në Kosovë.

Kontingjenti i ri kroat nga kazerma "Knez Trpimir" në Divule te Trogiri është dërguar në operacionet mbështetëse të NATO-së në misionin paqeruajtës në Kosovë, ku forcat ushtarake kroate kontribuojnë me kontingjente tash e dhjetë vite, njofton Hina.

Shkuarjen e kontingjentit e përcolli krye shefi i Njësisë 93 të forcave ajrore koloneli Boris Panić, që ka thënë se Forcat Ajrore Ushtarake të Kroacisë në misionin në Kosovë marrin pjesë që nga viti 2009, ku janë dërguar 30 kontingjente me njerëz dhe pajisje ushtarake përfshirë dy helikopterë Mi-8 MTV1/Mi-171Sh.

Komandanti i kontingjentit 30 është Stjepan Stepiç ka thënë se ushtarët janë të përgatitur mirë, me përvojë dhe të gatshëm për një tjetër mision.

Si mësohet, detyra e ushtarëve kroatë do të jetë transporti i personave dhe peshave në bazën ushtarake amerikane, njofton Hina.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat