‘16-vjeçarja nga Drenasi - viktimë e mendësisë dhe shoqërisë sonë’

Ferizaj

‘16-vjeçarja nga Drenasi - viktimë e mendësisë dhe shoqërisë sonë’

Më: 11 shkurt 2019 Në ora: 12:23
Protestuesit në Ferizaj

(E plotësuar) - Me thirrjet "Nuk je hetues civil, je pedofil, "Aborti është zgjedhje jo detyrim", organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile, sot në Ferizaj është mbajtur marsh protestues, në të cilin u shfaq pakënaqësia me rastin e përdhunimit të një miture në Drenas.

Përfaqësuesja e këshillit organizativ, Dashurie Sefa tha se në vend se t'u japin dituri, vajzat e reja po bëhen skllave seksuale dhe se të njëjtat, nuk po kanë guxim as të raportojnë këto raste. Ajo tha se 16-vjeçarja nga Drenasi, është viktimë e mendësisë dhe shoqërisë sonë.

Sefa: Profesori, në vend se t'i jepte dituri, e nënshtroi si skllave seksuale

"Po protestojmë kundër një mësuesi që i shoi ëndrrat e një vajze të re. Në vend se t'i jepte dituri, i dha mësimin e nënshtrimit prej një skllave seksuale. Po protestojmë kundër një mjeku, që në vend që të ia shëroj plagët një vajze të re, ai i hapi disa tjera ende më të rënda. E kjo protestë nuk është vetëm për këto raste të cilat i dimë, por po protestojmë për gratë dhe vajzat të cilat po i nënshtrohen dhunës dhe abuzimit seksual çdo ditë. E raste të cilat nuk lajmërohen, e shumë nuk merren parasysh, e shumë të tjera edhe fshihen dhe mbulohen, sepse këto gra do të dhunohen e keqtrajtohen edhe më shumë nga polici, dhunohen e keqtrajtohen më shumë nga shteti. Ato gra e dinë që nuk do të gëzojnë mbështetjen nga shteti, sepse në këtë shtet dhe në këto institucione i kanë uzurpuar burrat", tha Sefa.

Edhe nëse raportohen e denoncohen këto raste, Sefa thotë se dënimi për abuzuesit do të jetë vetëm transferimi në shkolla tjera apo institucion tjetër.

Sefa: Kjo shoqëri do të krijojë edhe shumë Vesela të tjerë

"Kjo shoqëri ua mësoi nënshtrimin grave dhe dominimin burrave. Kjo është ajo shoqëri qe vajzës që nga lindja ia humbi vlerën dhe djalin e lartësoi. Kjo është ajo shoqëri që vajzës i vuri mbi supe barrën e përgjegjësisë së ruajtjes së nderit, e djalit i dha lirinë e pushtetin. Sepse kjo shoqëri atë që ndaloi për gruan e bëri vlerë për burrin. Kjo shoqëri krijoi një Vesel, e fatkeqësisht do të krijojë edhe shumë Vesela të tjerë. Kjo shoqëri e shndërroi gruan në pronë të burrit dhe si e tillë nuk guxon ta ngritë zërin e të flas për vetën sepse burri duke qenë pronar i saj mund të veproj më të ashtu siç donë ai", tha ajo.

Përveç në shkolla, universitete, e punë, gratë tha se abuzohen edhe nga shoqëria e familja. Indinjatën ndaj institucioneve të vendit, e ka shprehur edhe Muharrem Beqa, i cili doli për të shprehur pakënaqësitë në këtë marsh.

Muharrem Beqa: Marre për idiotët e botës, do të ju vijë dita edhe juve

"Serbët na kanë dhunuar, të poshtrit e botës, jemi duke i dërguar fëmijët për të mësuar, për të bërë Shqipërinë qysh duhet etnike, për të bërë shtetin qysh duhet të fortë, e jo pisllëqeve të juaja. Idiotët e botës, do të ju vijë dita një ditë, marre", tha ai.

Kësaj proteste i është bashkuar edhe 70-vjeçari, Selim Viqa, i cili për KosovaPress ka uruar që të akuzuarit për këtë rast të dënohen përjetësisht.

Selim Viqa: Dhunuesit e të miturës meritojnë dënim të përjetshëm me burg

"Këta nuk kanë as yndyrë e as karakter, këta nuk e bën njeri normal. Po këtyre ua bën fytyra, ua bën karakteri. Këta kanë me i liruar, e kanë me i qit në një vend më të lartë... Me më dëgjuar mua këta burg të përjetshëm të tretë. Dhe nuk besoj që raste tjera ishin përsërit...Në mbështetje të saj kam dal, nëse ka nevojë do të dalë prapë, një herë e dy, nuk isha ndal derisa ta marrin dënimin e merituar, si edhe e meritojnë", tha ai.

Protestuesit kanë vazhduar marshin nga Drejtoria e Arsimit, Stacioni i Policisë, deri te Gjykata themelore në Ferizaj, ku në dyert e këtyre tri institucioneve janë vendosur pankartat e protestuesve.

Ndryshe, dy persona janë arrestuar dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit me nga një muaj për rastin e dhunimit të një të miture 16-vjeçare në Drenas.

Protestuesit në Ferizaj: "Nuk je hetues civil, je pedofil"

Organizuar nga gratë dhe aktiviste të tjera të shoqërisë civile, sot në Ferizaj është mbajtur marsh protestues, në të cilin u shfaq pakënaqësia me rastin e përdhunimit të një miture në Drenas.

"Nuk je hetues civil, je pedofil", " Aborti është zgjedhje jo detyrim", ishin disa nga thirrjet e marshuesve.

Përfaqësuesja e këshillit organizativ, Dashurie Sefa tha se në vend se të japin dituri, vajzat e mitura po shfrytëzohen seksualisht.

"Ende pa u bërë 6 muaj po mblidhemi në këtë shesh për të protestuar për një vajzë. Po dalim për t'i dhënë mbështetje asaj, që e dhunuan dhe keqtrajtuan. Këtu para gjashtë muajve protestuam për rastin e një nëne dhe vajze të cilët u mbytën nga një burrë. Në vend se t’i jap dituri e bëri skllave seksuale. Këto gra e dinë që nuk gëzojnë të drejtën, sepse janë kapur nga burrat. Ky shtet është i burrave, kjo ngritje në detyra u lejon që të bëjnë keqpërdorime. Ato që nuk flasin e dinë që nuk do të gjejnë mbështetje nga shteti e po ashtu nga një pjesë e shoqërisë. Çdo ditë dhunohen vajzat tona në vendet e punës dhe shkolla. Ato heshtin se e dinë që secila prej thirrjeve do të hasë në vesh të shurdhër, apo ndonjë abuzuesi më të madh", tha ajo.

Ndryshe, dy persona janë arrestuar dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit me nga një muaj burg për rastin e dhunimit të një të miture 16-vjeçare në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat