101 aktakuza për dy javë nga Prokuroria në Ferizaj

Ferizaj

101 aktakuza për dy javë nga Prokuroria në Ferizaj

Më: 15 shkurt 2019 Në ora: 14:52
Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur gjithsejtë 101 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Sipas prokurorisë së Ferizajt, në departamentin për krime të rënda janë ngritur tetë aktakuza, në departamentin e përgjithshëm për dy javë janë ngritur tetëdhjetë e katër aktakuza, ndërsa, departamenti për të mitur i kësaj prokurorie ka ngritur nëntë aktakuza. 

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat