Aktakuzë kundër tre serbëve, në mesin e tyre një person zyrtar - Bota Sot
Aktakuzë kundër tre serbëve, në mesin e tyre një person zyrtar

Ferizaj

Aktakuzë kundër tre serbëve, në mesin e tyre një person zyrtar

Më: 28 shkurt 2019 Në ora: 16:10
Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër serbëve B.B., B.M., dhe S.M, për shkak të dyshimit për veprat keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, falsifikim i dokumentit zyrtar dhe veprën penale deklarimet e rreme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri B.M., ka kryer veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale dhe deklarimet e rreme. Ndërsa, i pandehuri S.M., ka kryer veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale dhe deklarimet e rreme.

Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...