Ferizaj, për një muaj ngritën 199 aktakuza

Ferizaj

Ferizaj, për një muaj ngritën 199 aktakuza

Më: 1 mars 2019 Në ora: 11:20
Prokuroria Themelore në Ferizaj

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit shkurt, ka ngritur gjithsejtë 199 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Sipas një komunikate të prokurorisë, në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë katërmbëdhjetë aktakuza ndaj njëzetë e një personave.

“Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit shkurt ka ngritur gjithsejtë 176 aktakuza,  ndërsa Departamenti për të Mitur ka ngritur nëntë aktakuza. Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat