Ferizaj bëhet me Qendër të Kujdesit për Fëmijët e Margjinalizuar - Bota Sot
Ferizaj bëhet me Qendër të Kujdesit për Fëmijët e Margjinalizuar

Ferizaj

Ferizaj bëhet me Qendër të Kujdesit për Fëmijët e Margjinalizuar

Më: 5 mars 2019 Në ora: 14:48
Qendra e Kujdesit për Fëmijët e Margjinalizuar

Sot, në ambientet e shkollës më të vjetër të Ferizajt, ka filluar punën Qendra e Kujdesit Ditor për Fëmijët e Margjinalizuar dhe ata që nuk e kanë një kujdes të duhur familjar.

Në qendrën e hapur sot rastet e fëmijëve në nevojë mund të referohen nga qendra për punë sociale, shkollat dhe organizata joqeveritare, ndërsa aty do të punojnë punëtorë socialë, pedagogë dhe psikologë. 

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi pohoi se ky projekt me vlera humane meriton të përkrahet në mënyrën më të mirë dhe mbështetja do të vazhdojë edhe më tutje.

Flutura Nuha koordinatore në këtë qendër tha se në këtë formë është menduar që këtu të gjejnë kujdesin e nevojshëm për rreth 20 fëmijët të moshave nga 6 e deri në 15-vjeç që deri më tani nuk e kanë pasur kujdesin e duhur në shoqëri.

Psikologia e qendrës, Qamile Hoxha tha se përmes seancave grupore e individuale pret që fëmijët e margjinalizuar të jenë më të mirë trajtuar.  Ndërsa, donatorët nga organizata gjermane GIZ thanë se për disa muaj do të vazhdojnë ta përkrahin funksionimin e qendrës, ndërsa nuk do të mungojnë projektet e natyrave të tjera.

Ndryshe, projekti i qendrës ditore për një kujdes më të mirë të fëmijëve me nevoja më të veçantë është një bashkëpunim në mes organizatës në SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, Komunës së Ferizajt dhe organizatës gjermane GIZ .

Qendra për kujdesin ditor të fëmijëve të grup moshave të ndryshme, të cilët kanë nevoja shkollore, sociale e të një kujdesi më të mirë familjar është qendra e parë e cila si e tillë është hapur në Kosovë.  Ajo do të funksionojë në bazë të përkrahjes nga Komuna e Ferizajt dhe organizatat joqeveritare për të drejtat e fëmijëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...