Në Ferizaj protestohet për asfaltimin e rrugëve

Ferizaj

Në Ferizaj protestohet për asfaltimin e rrugëve

Më: 16 mars 2019 Në ora: 20:50
Pamje nga protesta

E për gjendje më të mirë të rrugëve është protestuar në Ferizaj. Atje banorët e katër fshatrave kanë kërkuar asfaltimin e rrugëve.

Kjo është hera e tretë që banorët e Bablakut, Tërrnit, Koshares e Lubocit protesetojnë.

Madje mosasfaltimi i rrugës, po del të jetë problem edhe për shkollim.

Saranda Musliu, konsideroi që kërkesat e tyre janë shumë esenciale.

Ndërsa Skënder Shabani po thotë se fshatrat e tyre përbëjnë përjashtim.

Protestuesve iu bashkua edhe deputeti Labinot Tahiri.

Madje ai nga protesta ia drejtoi një kërkesë kryeministrit të Kosovës.

Protesta e cila u cilësua jotendencioze, u menaxhua nga Tahiri.

Ai u sigurua që të zgjasë atë për pesë minuta më shumë e edhe e mbylli atë.

Banorët filluan të shpërndaheshin, e pas protestës ata u shprehën pozitiv. Kjo është hera e tretë që këta banorë protestojnë në këtë formë për asfaltimin e rrugëve.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat