Me festë, lule e plot gëzim, Ferizaj shënon 21 Marsin

Ferizaj

Me festë, lule e plot gëzim, Ferizaj shënon 21 Marsin

Më: 21 mars 2019 Në ora: 17:30
Komuna e Ferizajt ka shënuar me një sërë aktivitetesh Ditën e Personave me Sindromën Down,

Komuna e Ferizajt ka shënuar me një sërë aktivitetesh Ditën e Personave me Sindromën Down, Ditën Botërore të Ujit, Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, Ditën Botërore e Poezisë dhe atë të Pranverës.

Familjarët me fëmijët me sindromën Down, drejtues të Qendrës “Pema” ishin ata që me aktivitetin e tyre ishin vendosur fare pranë ndërtesës së Komunës së Ferizajt. 

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me një grup fëmijësh me sindromën Down, nënkryetarin e Komunës, Naim Ferati, drejtorët komunalë, kryesuesen e Kuvendit, Kristina Gashi Bytyçi si dhe një numër të konsiderueshëm qytetarësh, mbollën lule në shënim të këtyre festave.

Aliu tha se pranvera në Ferizaj ka ardhur qysh më 21 dhjetor të vitit 2017 dhe si e tillë do të vijojë me suksese të shumta.

“Është një ditë e veçantë, sepse është edhe Dita e Poezisë, Dita e Personave me Sindromën Down, por edhe Dita e Ujit dhe Dita e Pranverës. Ne do të jemi mbështetës jo vetëm i një ditë të vetme, që të kemi sa më shumë ambiente të mira, të pastra dhe të gjelbra”, tha Aliu.

Në ndërkohë, edhe në parkun para ndërtesës së Komunës dhe përgjatë gjithë sheshit “Adem Jashari” punonjësit e Ndërmarrjes “Ambienti” mbollën lule, drunj dekorativ dhe rregulluan hapësirat e gjelbra për të nisur kështu pranverën me ambient të pastër dhe të gjelbëruar.

Për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Sindromën Down, këtë pasdite u mbajt edhe një marsh sensibilizues që nisi nga sheshi “Hyrë Emini” duke përfunduar në sheshin “Adem Jashari”.

Kryetari Aliu u zotua se do të vazhdojë mbështetja për fëmijët me sindromë Down dhe familjarët e tyre, duke shtuar se kjo është më shumë se një obligim institucional për këtë kategori të veçantë shoqërore.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat