WE edhe në Ferizaj

Ferizaj

WE edhe në Ferizaj

Më: 26 mars 2019 Në ora: 14:43
Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës

Fondacioni i Mijëvjeçarit të Kosovës (MFK) mbajti sot në Ferizaj sesionin informativ për programin e bursave “WE / Gratë në Energji”. Përmes këtij programi, 25 vajza dhe gra kosovare do të kenë mundësi të përfitojnë bursa të plota të studimeve dhe qëndrimit 2-vjeçar në Iowa të SHBA dhe kolexhe tjera të akredituara.

Burim Hashani, Drejtor i programit të Energjisë në MFK, në hapjen e sesionit informativ prezentoi qasjen e MFK-së për uljen e pabarëzisë gjinore në sektorin e energjisë përmes projekteve të ndryshme në këtë sektor. Programi i bursave WE / Gratë në Energji, ka thënë ka thënë ai, është program që synon të mbështesë gratë dhe vajzat të avancohen dhe gjejnë punë në këtë sektor. Ndërkaq, për programin e ardhshëm për gratë ndërmarrëse, Hashani tha se ky program do të aspirojë t’i ndihmojë gratë që ta ulin koston e veprimtarisë së tyre ndërmarrëse përmes uljes së kostos së energjisë.

Kevin Mitchell, përfaqësues nga MCC, prezentoi programin ‘Threshold’ nga MCC për Kosovën, si dhe aspiratat e këtij agjensioni për rritjen e participimit të grave në sektorin e energjisë. Ai tha se kjo shansë për të studiuar në SHBA u mundëson grave dhe vajzave nga Kosova ngritjen e tyre profesionale e personale, si dhe kthimin Kosovë për të kontribuar në zhvillim të mëtejshëm ekonomik.

Si gjithmonë, Gresa Statovci, konsulente për punë praktike dhe bursa në MFK, i prezantoi detajisht të gjitha informacionet lidhur me procesin e aplikimit për bursa. Ajo përfundoi sesionin ndarë me vajzat përvojën personale si bursiste në SHBA, inkurajoi ato ta shfrytëzojnë këtë mundësi për zhvillim të personalitetit e gjithashtu edhe të aspektit profesional.

Vajzat dhe gratë pjesëmarrëse shprehën interesim të madh për këtë mundësi shkollimi në DMACC të Iowa-s në SHBA. Turneu informativ organizohet në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare ARDA-RDA.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat