Detaje rreth tragjedisë në Ferizaj ku 13-vjeçari vari veten

Ferizaj

Detaje rreth tragjedisë në Ferizaj ku 13-vjeçari vari veten

Më: 27 mars 2019 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Një fëmijë i moshës 13-vjecare gjatë orëve të para të mbrëmjes të së martës është gjetur i varur pranë një objekti të shtëpisë së tij nga ana e familjarëve në fshatin Sojevë të komunës së Ferizajt. Me rastin tashmë janë duke u marrë zyrtarë të policisë së Kosovës. Ndërkohë trupit të pa jetë të 13-vjecarit nuk i është bërë obduksioni. Ai i është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Gjatë ditës së sotme do të bëhet varrimi i 13-vjecarit nga fshati Sojevë i komunës së Ferizajt i cili në mënyrë tragjike vari vetën mbrëmë pranë shtëpisë së tij.

Zyrtarë nga policia e Kosovës tashmë janë duke u marrë me rastin. Ata kanë treguar se familjarët e 13-vjecarit e kanë raportuar rastin në Polici.

“Sot rreth orës 18:30 një fëmijë i moshës 13 vjeç dyshohet se e ka varur vetën. Familjarët e kanë raportuar rastin në polici ndërsa ekipi i mjekëve kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është nga fshati Sojevë i Ferizajt. Trupi i pa jetë i viktimës i është dorëzuar familjes për ceremoninë e varirmit”, ka thënë Basri Shabani, toger në  policinë rajonale e Ferizajt.

Ndëkorhë familja e të njërit në polici ka raportuar se ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë të depresionit apo ndonjë halli tjetër më herët.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat