Ferizaj: Kultivoi bimë narkotike, dënohet me 2 vite burg

Ferizaj

Ferizaj: Kultivoi bimë narkotike, dënohet me 2 vite burg

Më: 27 mars 2019 Në ora: 11:41
Pamje nga gjykimi

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamentit për Krime të Rënda, sot më 27 mars 2019, shpalli aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelorë në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 278 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues i kryesuar nga gjyqtari Bashkim Hyseni, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor,  pranimit të fajësisë nga i pandehuri për veprën penale të ngarkuar sipas aktakuzës, të pandehurin e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vjet, ndërsa bimët e kanabisit të mbjella konfiskohen konform nenit 278  paragrafi 2 të KPPRK-së.

I pandehuri A.B, akuzohet se në shtator të vitit 2017, në Komunën Shtime, në një mal ka kultivuar bimë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që i njëjti kishte mbjellë njëqindedy (102)  bimë narkotike, njëzetepesë (25) bimë kanë qenë të njoma, kurse shtatëdhjeteshtatë (77) bimë të tata – të përgatitura për shitje apo shpërndarje, të cilat pas kontrollit nga ane e Policisë janë konfiskuar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat