Alarmon Rexhep Selimi: Zjarret në autostradën Ferizaj-Hani i Elezit si në kohë lufte

Ferizaj

Alarmon Rexhep Selimi: Zjarret në autostradën Ferizaj-Hani i Elezit si në kohë lufte

Nga: A.ZH Më: 29 mars 2019 Në ora: 16:36
Pamje nga zjarri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, ka alarmuar për zjarret në autostradën Ferizaj-Han i Elezit.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se zjarret kanë kapluar këtë pjesë, sikur në kohë lufte, përcjell Bota sot.

Selimi ka kërkuar intervenimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe agjensionet vartëse të saj.

Reagimi i Selimit:

Ne te dy anet a autostrades miliardeshe Ferizaj-Hani i Elezit, sikur ne kohe lufte, zjarret e kane kapluar vendin.

A ka zjarrefikesa ne kete vend apo vetem zjarrevenesa???

MPB-ja dhe agjensionet vartese te saj duhet te reagojne menjehere ne shuarjen e zjarreve.

Nese tani ne Mars ka kaq shume zjarre ne pyjet e Kosoves, cka do te ndodhë ne Korrik e Gusht kur temperaturat jane te larta?

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat