Premtohet rritja e bashkëpunimit Gjenevë-Ferizaj

Ferizaj

Premtohet rritja e bashkëpunimit Gjenevë-Ferizaj

Më: 7 prill 2019 Në ora: 23:39
Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, priti sot një delegacion zviceran, i cili ka ndihmuar një shkollë të kësaj komune me pajisje teknologjike e inventar shkollor për të përmirësuar infrastrukturën shkollore.

Delegacioni i Këshillit Administrativ të Komunës Meyrin që gjendet në kuadër të Kantonit të Gjenevës, kryesohej nga kryetari i kësaj komune, Pierre Alain Tschudi dhe dy anëtarët tjerë të këtij këshilli, Nathalie Leuenberger dhe Jean Marc Devaud.

Këtij delegacioni, në cilësinë e nikoqirit në Kosovë, i ishte bashkëngjitur edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me stafin e tij si dhe drejtues të shoqatës “Rrethi i Shqiptarëve në Meyrin”.

Delegacioni zviceran vizitoi edhe shkollën e fshatit Sazli, ku u njoh nga afër me gjendjen e kësaj shkolle dhe donacionin që kanë realizuar për këtë qëllim.

Drejtuesit e Komunës Meyrin në Kantonin e Gjenevës gjatë takimit garantuan kreun e Ferizajt Agim Aliun për intensifikimin e bashkëpunimit dhe donacione të reja edhe në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat