35-vjeçarja që u hodh nga kati i gjashtë me lëndime të rënda trupore, dërgohet urgjentisht në QKUK

Ferizaj

35-vjeçarja që u hodh nga kati i gjashtë me lëndime të rënda trupore, dërgohet urgjentisht në QKUK

Më: 25 prill 2019 Në ora: 16:43
Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 35-vjeçare e cila tentoi të hidhej nga kati i gjashtë në Ferizaj ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar urgjentisht në QKUK.

Zëdhënsi i policisë së rajonit të Ferizajt, Agim Gashi tha se rasti ka ndodhur rreth orës 15:30.

“Sot ka ndodhë  rasti rreth orës 15:30 nga një objekt banimi në Ferizaj nga gati i gjashtë për shkaqe ende të panjohura ka ra një person i gjinisë femërore”, deklaroi Gashi.

Tutje, ai ka bërë të ditur se me urgjencë e kanë dërguar 35-vjecaren në Spital të Ferizajt, teksa pastaj është përcjellë për QKUK.

Për momentin nuk dihen shkaqet, ndërkaq, po punohet për të zbardhë rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat