U çertifikuan 25 pjesëmarrës në fushën e gastronomis dhe lidhen marrëveshje punësimi me hoteleri

Ferizaj

U çertifikuan 25 pjesëmarrës në fushën e gastronomis dhe lidhen marrëveshje punësimi me hoteleri

Më: 25 prill 2019 Në ora: 20:22
Foto

Në Ferizaj sot Qendra e Aftësimit Profesional e cila është në kuadër të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës, Rrjetit OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt certifikuan 25 të rinj që ndjekën trajnimin tre muaj intensiv në fushën e gastronimis (kuzhines), përcjell “Bota sot”.

Ky trajnim ishte në kuadër të projektit: “One for All” i cili po implementohet nga Rrjeti i OJQ-ve AVONET dhe Qendra Rinore e Ferizajt, e mbështetur nga Organizata Gjermane GIZ.

Poashtu sot u realizuar panairi i karrierës, gara në mes pjesëmarrësve të gastronomisë si dhe lidhja në mes ofertës dhe kërkesës ku gjatë panairit të karrierës 25 (njëzet e pesë) pjesëmarrësit patën mundësin ti nënshtrohen komisionit vlerësues në nivel të Qendrës Aftësimit Profesional dhe komisionit joformal në përbërje të kuzhinierëve nga bizneset “COTTO-Rubis”, “Plus Burger”, Restorant “Ariu” dhe Restorant “Sharri” Strazh dhe nga gjashtë (6) pozitat e publikuara nga ana e përfaqësueseve të bizneseve tre nga pjesëmarrësit u çertifikuan në arritën të targetohen që nënkupton mundësin e lidhjes së marrëveshjes për punësim dhe praktiken në punë.

Duke falënderuar Qendrën e Aftësimit Profesional në Ferizaj, Zyrën e Punësimit në Ferizaj dhe komunitetin e biznesit në fushën e hotelerisë ky trajnim arrit rezultatet që një numër i madh i çertifikuesëve lidhen marrëveshje dhe poashtu disa nga pjesëmarrësit e trajnimit do ndjekin praktik pune dhe me mundësi punësimi.
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat