Aliu: PDK në Ferizaj mishëron guximin e dashurinë për ta transformuar qytetin - Bota Sot
Aliu: PDK në Ferizaj mishëron guximin e dashurinë për ta transformuar qytetin

Ferizaj

Aliu: PDK në Ferizaj mishëron guximin e dashurinë për ta transformuar qytetin

Më: 28 prill 2019 Në ora: 20:16
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka marrë mbështetjen e plotë të delegatëve në kuvendin zgjedhor në Ferizaj për të udhëhequr degën e PDK-së në këtë komunë.

Një ditë pas zgjedhjes në krye të Degës së PDK-së, kreu i Ferizajt thotë se Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj mishëron guximin e dashurinë për ta transformuar qytetin.

“Ky orientim u konfirmua dje në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Ferizaj nga ku mu besua drejtimi i timonit të forcës më të madhe politike në Ferizaj, në katër vitet e ardhshme. Me dashuri për çdo cep të qytetit që nuk fle, por rritet, zhvillohet në çdo çast, zëri im do të jetë zëri juaj, kurse zëri juaj do të jetë zëri im.

Faleminderit për mbështetjen e pakursyer ndër vite! Urime gjithë të zgjedhurve dhe lidershipin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës në Ferizaj. Na priftë e mbara!”, shkruan Aliu në Facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...